Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka folur para ndeshjes me Leicester Cityn, ku ka thënë se vetëm fitorja është opsion për ‘qyetetarët’.
Man City pret në shtëpi Leicester Cityn, në kuadër të javës së 31-të të Ligës Premier.
“Do të luajmë shumë ndeshje deri në fund dhe kjo na ndihmon. Të gjithë e dinë se nëse i humbim këto ndeshje nuk mund ta fitojmë titullin, prandaj ambiciet dhe vëmendja jonë janë më të larta”.
“Nesër është e njëjta gjë, nëse humbim ndaj Leicester nuk do të jemi kampion”.
“Nëse fitojmë, mund të jemi sërish në garë, megjithëse nuk duhet të harrojmë se jemi 6 pikë prapa Arsenalit, një ekip që ka humbur disa pikë gjatë sezonit dhe luan një ndeshje në javë ka më shumë kohë për t’u rikuperuar”.
“Problemi ynë është se Arsenali ka qenë fantastik deri më tani”, ka thënë Guardiola.
Arsenali është lider me 73 pikë, ndërsa Man City është i dyti me 67, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/