Telegrafi

Guardiola: Patëm paraqitje të madhe, gjyqtari ishte kundër nesh

Pep Guardiola ka theksuar se skuadra e tij është paraqitur shumë mirë ndaj Tottenhamit, duke krijuar edhe shumë raste si në çdo ndeshje këtë kampionat, por që janë penalizuar nga vendimet e gjyqtarit.

Trajneri spanjoll i Manchester Cityt gjithashtu i ka lavdëruar edhe kundërshtarët, të cilët sipas tij gjithmonë janë të gatshëm për të luajtur futboll të mirë.

Lexo po ashtu City lëshon nga duart fitoren e sigurt ndaj Tottenahmit (Video)

“Kemi bërë një paraqitje të madhe, kështu që kjo është për të ardhur keq që jemi të pikëlluar për atë që ka ndodhur, por unë jam shumë krenar për atë që kemi bërë”, ka thënë fillimisht Pep Guardiola pas ndeshjes.

“Ne nuk do të arrijmë objektiva të mëdha, është e pamundur. Ne do të përpiqemi. Ne krijuam shumë dhe nuk morëm asgjë”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Man City 2-2 Tottenham, vlerësimi i futbollistëve (Foto)

“Tottenham janë ekipi më i mirë në ligë, u pëlqen të luajnë, ata janë një ekip i shquar”.

“Ne krijuam shumë shanse, kjo është ajo që ka ndodhur gjithë sezonin. Vendimet e duhura nga gjyqtari gjithmonë janë kundër nesh”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/