Telegrafi

Guardiola pas triumfit në FA Cup: Tani mund të flasim për tripletën, Manchester City gjithmonë në zemrën time

Lojtarët e Manchester Cityt janë fitues të edicionit të 142-të të kompeticionit më të vjetër të futbollit në botë, FA Cup, pasi mposhtën rivalin e qytetit Manchester United me rezultat 2-1 në finalen e luajtur në Wembley.

Heroi i ndeshjes ishte Ilkay Gundogan, i cili i shënoi të dy golat për ekipin e tij, ndërsa shënues për Man United ishte edhe kapiteni i skuadrës Bruno Fernandes.

Pep Guardiola foli pas fitores, ku ishte i emocionuar, duke thënë se tani mendojnë për tripletën.

“Tani mund të flasim për tripletën. Sigurisht, ne ende duhet të fitojmë Ligën e Kampionëve. Ne luajtëm për qytetin tonë dhe për tifozët tanë”.

“Manchester United luajti një mbrojtje të shkëlqyer dhe nuk e prisnim që ata të mbroheshin kaq ngushtë”.

“Unë do t’i lë lojtarët dy ditë pushim tani dhe më pas do të kemi tre ose katër seanca stërvitore për Interin. Do të udhëtojmë të enjten pas stërvitjes në mëngjes. Kjo FA Cup është shumë e bukur”.

“Unë jam një tifoz i Barcelonës, por do ta dua këtë klub për pjesën tjetër të jetës sime. E di që sot i kemi dhënë tifozëve tanë një dhuratë të mrekullueshme, sepse e di se çfarë do të thotë për ta të mundin rivalin e tyre të qytetit”, ka thënë Pep Guardiola. /Telegrafi/