Mediat angleze raportojnë se Manchester City janë duke planifikuar një ofertë prej 30 milionë funtesh gjatë verës për mbrojtësin e Romës, Antonio Rudiger.
Sipas Daily Mirror, Pep Guardiola ka vendosur objektivat e tij në mënyrë të vendosur në reprezentuesin gjerman.
Agjentët e skuadrës angleze kanë në të gjitha ndeshje ku ka luajtur Rudiger në muajt e fundit dhe duan të takohen me agjentët e tij javën e ardhshme për të diskutuar rreth mundësisë së transferimit të tij.
24-vjeçari tashmë është lidhur me një kalim te Manchester City vitin e kaluar, por ai pësoi një dëmtim të rëndë në gju që e la jashtë atë nga Euro 2016.
Guardiola është i pasionuar pas disa mbrojtësve të Serie A, pasi ka shikuar tashmë në Kalidou Koulibaly të Napolit dhe bashkëlojtarin e Rudiger, Kostas Manolas.
Rudiger është i ftuar në skuadrën e kombëtares gjermane për t’u përballur me Anglinë në një miqësore të mërkurën. /Telegrafi/