Site icon Telegrafi

Guardiola pas fitores: Loja ndaj Unitedit ishte më e mirë se kjo me Arsenalin

Pep Guardiola është shprehur shumë i lumtur me fitoren 3-0 ndaj Arsenalit në javën e 17-të në Ligën Premier.

Manchester City fitoi fal dy golave të Kevin de Bruynes dhe të Raheem Sterlingut ndaj The Gunners, për t’i mbajtur gjallë shpresat për titull.

Guardiola ka thënë se ata zhvilluan lojë më të dobët se në humbjen ndaj Manchester United, pasi nuk e lëvizën topin edhe aq mirë.

Arsenal vs Manchester City (Foto Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Jam i lumtur me rezultatin që morëm, por jo edhe me lojën”, ka thënë spanjolli pas ndeshjes.

“Ndaj Manchester United kemi zhvilluar lojë më të bukur dhe kishim më shumë raste. Kishim shumë gjëra më të mira ndaj Unitedit se ndaj Arsenalit”.

Arsenal vs Manchester City (Foto Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Ne krijuam disa raste, por nuk më pëlqen të luajmë mbrapa, për ne, topi duhet të qëndrojë vetëm në fushën e kundërshtarit dhe të fitojmë me rezultat të pastër. Këtë e bëmë vetëm në pjesën e parë, në të dytën kemi mbajtur shumë topin mbrapa”, ka shtuar më tej Guardiola.

Manchester City në javën e 18-të do të takohet me Leicesterin e që do të jetë një përballje direkte për pozitën e dytë. /Telegrafi/

Exit mobile version