Telegrafi

Guardiola pas barazimit ndaj Newcastle: Nëse nuk fitojmë, vështirë ta rivalizojmë Liverpoolin për titull

Pep Guardiola (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka pranuar se gjasat për të rivalizuar Liverpoolin në garën për titullin në Ligën Premier, janë të vogla nëse ekipi i tij nuk i fiton ndeshjet.

Manchester City u ndal në udhëtim te Newcastle United, pasi barazoi me rezultat 2-2 edhe pse ishte në epërsi dy herë.

Ky barazim ka bërë që trajneri katalunas, Guardiola, të ndihet paksa i zbehtë në garën për titull me Liverpoolin, që udhëheq me 11 pikë para tyre.

Lexo po ashtu Nuk ka ku të shkonte më mirë për Liverpoolin, City ndalet nga Newcastle

“Ne pranuam dy goditje në portë dhe pranuam dy gola”, argumentoi fillimisht trajneri i Citt pas ndeshjes.

“Mënyra se si luajtëm ishte vërtet e mirë, krijuam shanse kundër 10 lojtarëve të mbyllur në zonë dhe Martin Dubravka bëri pritje të mira”.

“Në fund nuk duhet ta pranojmë goditjen e lirë dhe Jonjo Shelvey bëri ndryshimin”.

Lexo po ashtu Redknapp: Liverpooli tashmë e ka fituar titullin në Ligën Premier

Më vonë, Guardiola u pyet edhe rreth luftës për titullin e Ligës Premier këtë sezon, pasi Reds janë diferencuar në tabelë.

“Nuk është ide e mirë të mendosh për Ligën Premier ose sa pikë është Liverpooli përpara. Vetëm fitoni ndeshjet. Nëse nuk fitojmë, do të jetë më e vështirë”, përfundoi Guardiola. /Telegrafi/