Telegrafi

Guardiola paralajmëron transferime të reja

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është i bindur se klubi do të transferojë lojtarët e nevojshëm deri në mbyllje të afatit kalimtar (31 gusht).

Drejtori sportiv, Txiki Begiristain, është pranë arritjes së marrëveshjeve me Leroy Sane, Gabriel Jesus e Marlos Moreno, ndërkohë që Ilkay Gundogan, Nolito dhe Oleksandr Zinchenko, tashmë janë transferuar.

Trajneri spanjoll është i bindur se ka skuadër të fortë, por beson se do të plotësohen edhe nevojat tjera të ekipit.

“Mendoj se Fernandinho mund të luajë në 10 pozita të ndryshme, sepse ai ka cilësi të luajë kudo… Edhe Fernando mund ta bëjë të njëjtën gjë, por nuk është i shpejtë sa Fernandinho”.

“Sidoqoftë, deri në fund të afatit kalimtar do të shohim se cilët lojtarë do t’i kemi… Mendoj se deri më 31 gusht, do t’i kemi lojtarët e duhur për të luajtur me mënyrën si duam ne”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/