Pep Guardiola ia ka mbyllur dyert një largimi nga Manchester City, pasi ka thënë se te klubi anglez ka gjithçka për të punuar dhe fituar.
Është përfolur shumë javëve të fundit për një largim të Guardiolas nga Manchester City, por trajneri katalunas ka mohuar një gjë të tillë.
Guardiola ka thënë se nuk e mendon rikthimin te Barcelona apo në Gjermani, pasi te City ka gjithçka dhe është në një ligë të bukur dhe të fortë si Liga Premier.
“Kam gjithçka që unë dëshiroj të bëj punën time. Nuk do të kthehem te Barcelona apo në Gjermani”, ka thënë fillimisht Guardiola për Ara.
“Ku mund të kem lehtësi për të luajtur në një ligë kaq të bukur si Liga Premier”.
“Për të fituar ligën në Angli është shumë e vështirë. Këtë e tregon fakti se është hera e parë në 11 vjet që një skuadër ka fituar ligën dy herë radhazi”.
“Liverpooli nuk e ka fituar ligën për 30 vite, dhe ne të gjithë e pamë atë që Liverpooli bëri këtë vit”, përfundoi trajneri katalunas. /Telegrafi/