Pep Guardiola ka folur në lidhje me drejtimin e një klubi italian gjatë të ardhmes.
Manchester City barazoi 1-1 në udhëtim te Atalanta në kuadër të ndeshjeve të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Pas ndeshjes, Guardiola u pyet nëse pas Spanjës, Gjermanisë dhe Anglisë, ai do të donte një përvojë në Serie A dhe një gjë të tillë nuk e përjashtoi.
“Ndoshta. Sigurisht që është e mundur. Ishte një kënaqësi e madhe për mua që isha në Itali si lojtar, e dua vërtet këtë vend”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Sidoqoftë, tani për tani nuk është në mendjen time, pasi jam i lumtur aty ku jam, por nuk jam aq i vjetër sa nuk do të kem kohë për të në të ardhmen”.
Trajneri i Cityt gjithashtu u pyet edhe për zërat që e lidhen gjatë verës me stolin e Juventusit.
“Ju po dëgjoni informacione të këqija”, përfundoi trajneri katalunas. /Telegrafi/