Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola i ka kushtuar shumë elozhe yllit të tyre të sulmit, Sergio Aguero.
Guardiola ka luajtur dhe punuar me disa nga talentet më të mira sulmues në botë, duke përfshirë Lionel Messi, Ronaldo, Romario, Samuel Eto’o dhe Zlatan Ibrahimovic .
Por, ai thotë se Aguero është një sulmues i nivelit të lartë dhe nuk ka ngurruar ta krahasojë atë me emra të mëdhenj të sulmuesve botëror.
“Unë kurrë nuk kam parë një yll kaq të madh si ai të jetë kaq i përulur, aq qesharak, dhe është gëzim të punosh me të dhe si ai i pranon vendimet e mia kur ndonjëherë nuk funksionon për të”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Yjet e mëdhenj zakonisht nuk e pranojnë atë. Kam punuar me yje të tjerë që besojnë se ishin më të mëdhenj se Sergio kur nuk ishin dhe ata ishin më të vështirë për tu trajtuar”.
“Nuk është e thjeshtë të gjesh një djalë me statusin e tij, personalitetin e tij, atë që ka bërë në karrierën e tij me përulësinë e tij dhe të pranosh gjithçka në mënyrë perfektë”.
“Në zonë ai është i jashtëzakonshëm, por unë kam pasur djem të tjerë që nuk ishin të këqij. Ronaldo braziliani, Romario, Eto’o – ata ishin një nga sulmuesit më të pabesueshëm që kam parë në jetën time, mund të bënin gjithçka”.
“Sergio është sigurisht njëri prej tyre. Messi është pak më i madh se ata, por Sergio është njëri prej tyre”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/