Site icon Telegrafi

Guardiola: Nuk jemi skuadër që mbrohemi

Pep Guardiola ka folur pas fitores së skuadrës së tij ndaj Sunderlandit.

Manchester City fitoi me lehtësi përball Sunderlandit në ndeshjen e luajtur në udhëtim dhe e vlefshme për Ligën Premier.

‘Qytetarët’ fituan falë golave të Sergio Agueros dhe Leroy Sanes, për të cilët Guardiola ka vetëm lëvdata pas ndeshjes, teksa thekson se skuadra e tij nuk jam ekip që mundohet të mbroj rezultatin.

Lexo po ashtu City vazhdon me fitore, tregon forcën edhe ndaj Sunderlandit (Video)

“Nuk më pëlqen të mbrojmë rezultatin dhe të qëndrojmë në gjysmën e fushës sonë”, ka thënë fillimisht Guardiola pas ndeshjes.

“Mënyra më e mirë për të mbrojtur një rezultat edhe të qarkulloni topin”, transmeton Telegrafi.

“Aguero? Sergio dhe unë kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme. Golat e tij janë shumë të rëndësishme për ne. Ai ishte i shkëlqyer [kundër Sunderlandit]”.

Lexo po ashtu Aguero i fokusuar te City, nuk dëgjon për zërat nga Madridi

“Sane? Çdo ditë po bën më mirë. Ai është shumë i mençur dhe djalë inteligjent”, përfundoi trajneri spanjoll.

Ndryshe, City renditet në vendin e tretë në Ligën Premier me 55 pikë apo tetë më pak se lideri i kampionatit, Chelsea. /Telegrafi/

Exit mobile version