Telegrafi

Guardiola: Nuk jemi aq të mirë për ta fituar Ligën e Kampionëve

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola thotë se me formën aktuale nuk mund të fitohet Liga e Kampionëve.

Citizens është dashur të djersiten shumë që me një lojtar më pak dhe në disavntazh prej një goli, të shënojnë fitore kundër Schalkes me rezultat 3-2 në Gjermani.

“Tre gola dhe rezultati është një rezultat i pabesueshëm, por ende nuk jemi gati të luftojmë për Ligën e Kampionëve”, tha ai.

“Unë jam më shumë se i kënaqur me rezultatin, por nuk është e mjaftueshme në këtë garë. Ne u dhamë atyre dy gola dhe kartonin e kuq. Në fazat e fundit nëse e bëjmë këtë, jemi jashtë garës. Ne jemi një ekip i mirë për t’u parë dhe shënojmë një sasi të jashtëzakonshme të golave”.

“Personaliteti dhe mënyra se si luajmë është i mirë, por nuk mjafton. Ne u dhamë atyre mundësi. Ndoshta e kuptojmë rezultatin dhe mësojmë nga kjo, por çdo fazë është më e vështirë”, pohoi spanjolli.

Lexo po ashtu Manchester City e rikthen rezultatin në fund dhe bën hap të madh drejt çerekfinales

Kujtojmë se ndeshja kthyese mes këtyre dyja ekipeve do të zhvillohet më 12 mars (e martë) në stadiumin Ettihad të Manchesterit.

Ndryshe, City gjatë fundjavës do t’i kthehet ndeshjeve në Angli, përkatësisht do të luajë në finale të Kupës së Ligës dhe do të ballafaqohet me Chelsean. /Telegrafi/