Site icon Telegrafi

Guardiola nuk guxon t’ia bëjë këtë gjë Bayernit

Pep Guardiola ka mbyllur aventurën tre vjeçare në Munih dhe tashmë ka marrë drejtimin e Manchester Cityt, ku ka për detyrë ndërtimin e një skuadre të aftë të triumfojë edhe në Evropë.

Megjithatë, milionat e sheikëve nuk do t’i mjaftojnë trajnerit spanjoll të rrëmbejë ndonjë lojtar nga Bayerni.

Kjo për faktin se klubi bavarez i ka vendosur një kusht në kontratë, para se të largohej: nuk do të mund të blejë asnjë lojtar nga Bayerni.

Lajmin e bën të ditur ueb faqja brazilian Globoesporte, që ka intervistuar mesfushorin Daglas Costa dhe e ka pyetur nëse do të ishte i gatshëm të shkonte te City, por përgjigja e yllit të Bajernit ka qenë befasuese.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

“Po, do të isha i hapur për një ofertë të Cityt, nëse Pep do të më telefononte. Por ka diçka që e ndalon këtë gjë në kontratën e tij, një klauzolë që thotë se nuk mundet të blejë asnjë lojtar të Bayernit”.

Exit mobile version