Erling Haaland është njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë.
Ylli norvegjez ka shkëlqyer këtë edicion me Borussia Dortmundin dhe ka zgjuar interesimin e gjigantëve evropian.
Haaland ka shënuar 33 gola dhe ka bërë tetë asistime dhe këto shifra kanë bërë që skuadrat më të mëdha të vihen pas tij.
Real Madrid, Barcelona, Chelsea, PSG, Bayern Munich, Juventus dhe dy skuadrat nga Manchesteri, City e United e duan atë.
Megjithatë, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se nuk dëshiron të flas për norvegjezin, pasi nuk është korrekte për Dortmundin.
“Shpresoj të më kuptoni nëse nuk dua të flas për lojtarë që militojnë në skuadra të tjera. Nuk do ishte korrekte për Borusia Dortmund dhe Haaland. Nuk është absolutisht diçka që më përket mua. Lojtarë aktualë meritojnë të gjithë vëmendjen për dy muajt e mbetur”, deklaroi Pep.
Ai tha se nëse do të ishte futbollist dhe se trajneri i tij do fliste për dikë tjetër nuk do t”i vinte mirë.
“Duhet të flas për lojtarë të tjerë kur jemi në dy muaj deçizivë? Nëse do isha lojtar dhe trajneri im do të fliste për futbollistë të tjerë, do të mendoja po çfarë dreqin po flet ky. Në këtë moment kemi gjëra të rëndësishme për të bërë, në pesë vite këtu nuk ia kam lejuar vetes të flas për lojtarë të tjerë”, u shpreh Guardiola. /Telegrafi/