Leroy Sane nuk është duke kaluar nëpër një moment të mirë te Manchester City.
Ylli gjerman ka raporte të tensionuara me trajnerin e Cityt, Pep Guardiolën.
Ka qenë Guardiola që i ka kumtuar lajmin klubit se nuk e dëshiron Sanen në skuadër për edicionin e ardhshëm.
Kjo ka bërë që City ta nxjerrë në shitje yllin e tyre dhe po pret oferta gjatë afatit kalimtar të verës.
Bayerni mbetet skuadra më e interesuar për të nënshkruar me sulmuesin anësorë që e shohin si zëvendësuesin perfekt të Franck Ribery.
Kampionët e Gjermanisë janë gati të shpenzojnë 100 milionë euro për rikthimin e Sanes në Bundesliga.
Në rast transferimit të Sanes në Bayern për 100 milionë euro, atëherë gjermani do të bëhej transferimi më i shtrenjtë në histori të Bundesligës.
Interesim për ish-anëtarin e Schalke 04 kanë shprehur edhe Real Madrid e Paris Saint Germain. /Telegrafi/