Telegrafi

Guardiola nuk çmohet si shofer i mirë, që nga shkuarja në Angli i ka dëmtuar katër vetura në vlerë mbi gjysmë milion euro

Pep Guardiola (Foto: Instagram/mrpepguardiola)

Pep Guardiola i ka ndërruar katër vetura prej se e ka nisur punën në Angli, ku e mori drejtimin e Manchester Cityt në vitin 2016.

Spanjolli ka përjetuar sukses të jashtëzakonshëm me kampionin anglez duke fituar trofe të shumta, mirëpo diçka që akoma nuk e ka mësuar, është vozitja në Angli.

48-vjeçari thuhet se deri më tani i ka dëmtuar një Mercedes GLE në vlerë prej 80.000 funte (94.000 euro), një Range Rover në vlerë prej 150.000 funte (176.000 euro), një Bentley GTX 700 në vlerë prej 200.000 funte (235.000 euro) dhe një Mini Cooper që kushton 30.000 funte (35.000).

Mercedes GLE (Foto: izmocars)

Shuma totale e veturave të dëmtuara arrin shumë prej 460.000 funtesh (gjegjësisht, 540.000 euro), transmeton The Sun.

“Pep është brilant në shumë gjëra, mirëpo vozitja nuk është një prej tyre. Ai ka pasur probleme me rrugët në Mançester dhe ka bërë disa përplasje…”.

Bentley GTX 700 (Foto: ESM)

“Pasqyrat e tij nuk zgjasin shumë, ndërsa ka arritur ta mbushë me benzinë një Range Rover me naftë, si edhe e ka shkatërruar një Bentley’, kanë thënë burimet për tabloidin britanik. /Telegrafi/