Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur për aftësitë e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve me Paris Saint-Germain.
Guardiola e ka trajnuar Messin te Barcelona për katër vjet, duke e ndihmuar atë të shndërrohet nga një i jashtëzakonisht i talentuar në lojtarin më të mirë në botë.
Cristiano ishte më i afërti me argjentinasin gjatë kësaj kohe, duke thyer rekord pas rekord me bardhezinjtë e Real Madridit.
Messi u largua nga Barcelona te PSG-në këtë verë, ndërsa Cristiano u kthye në Manchester United pas një periudhe trevjeçare me Juventusin.
Guardiola ka thënë se është e vështirë që dyshja të luajnë së bashku ndonjëherë.
“Është e vështirë të shohim. Ndonjëherë, kur Messi ka topin, ju nuk dini çfarë të bëni, madje edhe ai nuk e di se çfarë do të bëjë. [PSG] ka katër lojtarë që mund të jenë ylli i skuadrave në të gjithë botën që luajnë në të njëjtin ekip. Por jam i lumtur që ai ende po luan në nivelin në të cilin po luan”.
“Ajo që kanë bërë [Cristiano dhe Messi] do të jetë pothuajse e pamundur të imitohet, ndoshta do ta shohim, por nuk mendoj se do të ndodhë. Është unike”.
“[Është e vështirë të imagjinohet të jesh në gjendje të] gjesh dy lojtarë si Cristiano dhe Messi dhe që ata të bëjnë atë që kanë bërë”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/