Site icon Telegrafi

Guardiola: Nëse luajmë si në pjesën e parë ndaj Aston Villas, do të luftojmë për mbijetesë

Pep Guardiola (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Pep Guardiola thotë se Manchester Cityn e pret gara për mbijetesë nëse luan si në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Aston Villas.

Kampioni i Ligës Premier ishte i frustruar në gjysmën e parë të takimit në Etihad Stadium, të cilin e fitoi pastaj me tre gola të shënuar në gjysmën e dytë.

Lexo po ashtu Man City 3-0 Aston Villa, notat e lojtarëve: De Bruyne më i miri

Ajo që u tha trajneri lojtarëve në zhveshtore pati ndikim të menjëhershëm, pasi që në minutën e 46-të, Raheem Sterling e zhbllokoi rezultatin për të vazhduar pastaj me golat e Kevin De Bruyne (65′) dhe Ilkay Gundogan (70′).

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Para gjashtë ditësh ishim tetë pikë (prapa Liverpoolit), tash jemi tri. Nuk jam i shqetësuar për tabelën, por për mënyrën si luajtëm”.

“Po të luajmë në nivelin që luajtëm në pjesën e dytë, jam i sigurt se në fund të sezonit do të jemi aty (në krye të tabelës)”.

“Nëse luajmë në mënyrën si luajtëm në pjesën e parë, do të jemi në pozitat e rrezikshme të rënies nga liga, shumë larg nga liderët e tabelës. Kjo është analiza ime. Jo vetëm në këtë sezon, por gjatë gjithë kohës”, ka deklaruar Guardiola. /Telegrafi/

Exit mobile version