Telegrafi

Guardiola: Nëse Aguero dëshiron të largohet e ka derën e hapur

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur për Sergio Agueron duke thënë se nëse ai dëshiron të largohet është vendimi i tij .

Guardiola e la në stol Agueron në ndeshje me Barcelonën gjë që nervozoi shumë mediat dhe analistët në Angli.

Por trajneri qëndron prapa vendimit të tij edhe pse në stol ka lënë sulmuesin më të paguar në Ligën Premier, që paguhet hiq më pak se 150.000 funte në javë.

Lexo po ashtu Zbulohet ‘viktima’ e tretë e Guardiolës te City (Foto)

“Unë kam biseduar me Sergio – ai u tregua i kuptueshëm dhe na ndihmoi nga banka”.

“Nëse Sergio vendos të largohet ai është vendimi i tij”, ka thënë Guardiola të premten para gazetarëve. /Telegrafi/