Telegrafi

Guardiola i nervozuar me tradhtinë e Dani Alves

Dani Alves duket shumë i lumtur për kalimin e tij në PSG. Natyrisht, ai ka siguruar një ekip që lufton për të gjitha trofet.

Transferimi i tij pos trofeve sjellë edhe gjëra tjera për të: shumë para, një projekt të mirë sportiv dhe një qytet të mrekullueshëm për të jetuar. Ajo që nuk mund të kuptohet është lidhshmëria e këtij transferimi me injorimin e shokut të tij te Manchester City, të cilit ia theu fjalën e dhënë.

Braziliani e ka tradhtuar Guardiolën dhe drejtorin e tij, Txiki Begiristain. Tarjneri dhe drejtori sportiv i Cityt ishin të kënaqur me “Po”-në e Alvesit.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth transferimit të lojtarëve

Ata e kishin bërë gati edhe formacionin me të dhe kanë projektuar lojën me të, megjithatë befasia erdhi kur ata e kuptuan se PSG me shpejtësi të rrufeshme e kreu këtë marrëveshje.

Tradhëti, hidhërim dhe zhgënjim – Guardiola dhe Begiristain i ndjenë të gjitha këto kur e kuptuan se Alves e ka thyer fjalën e tij.

Tash, Guardiola po kërkon një zëvëndësues dhe Walkerin e sheh si më të mirin për planet e tij. Natyrisht se 50 milionë euro janë shumë, por kjo është kostoja e tradhtisë së shokut. /Telegrafi/