Telegrafi

Guardiola: Ne do të sulmojmë, Arsenali do mbrohet

Pep Guardiola ka folur para derbit të nesërm(diel) që Manchester City e luan në shtëpi ndaj Arsenalit.

Trajneri spanjoll e ka cilësuar kundërshtarin e nesërm një kundërshtar me kualitete të mëdha dhe një trajner që ka shumë respekt për të, por sipas tij nëse skuadra e tij luan mirë, atëherë Arsenali vetëm do të mbrohet.

“Nëse ne luajmë mirë jam i sigurt që ata do të mbrohen gjithë kohës. Për momentin futbollistët e mi janë pak dembelë dhe nuk jemi ende ajo skuadër e fortë që presin të gjithë”, ka thënë Guardiola para ndeshjes me Arsenalin.

Lexo po ashtu Guardiola ‘arsyeton’ humbjen dhe dështimin e skemave taktike

“Arsenali në krahun tjetër ka kualitete dhe duhet vlerësuar. Jam përballur disa herë me Arsene Wengerin kur kam qenë në drejtimin e Barcelonës dhe Bayernit dhe kam shumë respekt për të si trajner. Por kjo ndeshje është një tjetër histori”, përcjell Telegrafi.

“Arsenali di të mbrohet mirë dhe kundërsulmon rrezikshëm kështu që për ne nuk do të jetë një ndeshje aspak e thjeshtë”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/