Pep Guardiola është drejt rrugës së tij për të thyer të gjitha rekordet që janë vendosur si trajner, pasi ka fituar trofeun e 27-të në karrierë këtë sezon duke fituar titullin e Ligës Premier me Manchester Cityn, ndërsa i pari ishte me Barcelonën në sezonin 2008/09.
Titulli i 27-të në karrierë e ka vendosur tashmë trajnerin e njohur spanjoll si të katërtin më të trofeshëm në histori.
Vetëm Sir Alex Ferguson me 48 trofe, Mircea Lucescu me 32 dhe Valeriy Lobanovskyi 29 janë përpara tij.
Me ritmin e tij aktual prej 2.7 titujsh në sezon, ai ka nevojë vetëm për tetë sezone të tjera për të thyer rekordin e Fergusonit.
Një karrierë e gjatë duket sikur do të garantojë që ai të bëhet më i trofeshmi i të gjitha kohërave, por ai nuk ka plane për të vazhduar aq kohë sa ish-trajneri i Unitedit:
“Unë nuk do të stërvit skuadra në moshën 60 ose 65-vjeçare”, ka thënë Guardiola për NBC më parë.
Askush nuk ka më shumë trofe se Sir Alex Ferguson, 48 trofe në 38 sezone si trajneri.
Ferguson e nisi karrierën duke fituar shumë trofe në Skoci, ndërsa te Unitedi ‘pushtoi’ gjithçka me 13 titujt e tij të Ligës Premier, por edhe shumë trofe tjerë shtetëror dhe evropian.
Lucescu me 32 trofe është gjithashtu mbresëlënëse dhe në moshën 73-vjeçare, ai nuk tregon asnjë shenjë të daljes në pension duke marrë përgjegjësinë e 14 klubeve deri tani.
Lobanovskyi , ndërkohë, vdiq në majin e vitit 2002 në moshën 63-vjeçare, ndërsa deri në atë kohë ai koleksionojë 29 trofe.
Por, Guardiola ende shpreson të tejkalojë ato madhështi mbi të, madje edhe t’i kalojë ata. Fillimi i tij në Barcelonë ishte fenomenal, duke fituar gjashtë trofe në sezonin e tij të parë dhe duke u larguar nga Camp Nou pasi kishte fituar 14 trofe.
Suksesi e ka ndjekur edhe në Bayern Munich dhe Manchester City, duke fituar tri tituj të Bundesliga, dy DFB-Pokal, një Superkupë Evropiane dhe një Kupë Klubi në Bavari, ndërkohë që ai tashmë ka fituar dy Liga Premier, një FA Cup, dy Carabao Cup dhe një Community Shield. /Telegrafi/