Pep Guardiola ka shfrytëzuar ditën e diel që e kishte të lirë në Manchester City.
Trajneri spanjoll ka udhëtuar drejt kryeqytetit francez, Paris për të parë nga afër ndeshjen derbi në Ligue 1 mes PSG dhe Monaco.
Manchester City do ta ketë kundërshtar Monacon në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe Guardiola ka parë nga afër rivalin e tyre.
E gjatë shikimit të ndeshjes, Guardiolës iu është afruar një fanse e tij e zjarrtë e cila në vitin 2003 ishte më e bukura në Rusi.
Viktoria Lopyreva, i kërkoi një foto ish-trajnerit të Barcelonës dhe Bayernit i cili pranoi me kënaqësi.
33-vjeçarja është prezantuese televizive por edhe ambasadorja e Kupës së Botës ‘Rusi 2018’.
Guardiola është i martuar, por mediat botërore i kanë dhënë jehonë të madhe fotos së postuar nga modelja në rrjetet sociale. /Telegrafi/