Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola pranon se do të punojë në tregun e transferime në afatin kalimtar të janarit për të sjell ndonjë përforcim.
Pas shpenzimeve të konsiderueshme në vitin 2016 dhe 2017, Riyad Mahrez ishte e vetmja shtesë e madhe në Etihad këtë verë.
Por, trajneri spanjoll ka sugjeruar që klubi i tij mund të shikojë për të sjellë një lojtar në vitin e ardhshëm.
“Çdo menaxher ka ide të mira, por pa lojtarë të mirë, është e pamundur të arrihen sukses”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Transferimet kanë ndodhur sepse kemi të holla, kjo është e vërteta”.
“Ne kemi nevojë që të garojmë në një nivel shumë të lartë, por ekipet e tjera shpenzojnë shumë këtu dhe në Evropë, përveç Tottenhamit”.
“Këtë sezon kemi shpenzuar më pak dhe vitin e ardhshëm ndoshta ne do të blejmë një lojtar”.
“Ju mund ta bëni këtë një herë në katër ose pesë vjet”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/