Manchester City fitoi edhe në ndeshjen e dytë ndaj Bristol City dhe kështu u kualifikua për finale të Carabao Cup.
Për këtë normal që ishte i lumtur trajneri Pep Guardiola, i cili tha se ishte një ndeshje fantastike.
“Jemi shumë të lumtur që kemi arritur në finale. Ishte një ndeshje fantastike”.
“Këto lloj ndeshjeve nuk përfundojnë deri në fund të fundit. Ishte një leksion i mirë për Cardiffin dhe Ligën e Kampionëve, duhet luajtur 90 minuta”.
“E pamë se çfarë ndodhi pas 2-0, e dinim që pas dy golave të shënuar do ishte më e lehtë, por duhet tre ose katër. Në fund, ishin dy minuta komplet të çrregullt dhe rezultati ishte 2-2, nuk duhet ndodh kjo”, ka thënë Guardiola.
Kundërshtari i Man Cityt në finale do jetë fituesi i takimit Chelsea – Arsenal.
Për skuadrën e teknikut spanjoll golat i shënuan: Sergio Aguero, Kevin de Brune Lory Sane. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=wmzbpjjYJqM