Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka quajtur Napolin një skuadër të mrekullueshme dhe e ka lavdëruar Carlo Ancelottin.
Skuadra italiane e mposhti Liverpoolin në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma, ndërsa të dielën ekipi i spanjollit luan kundër Redsave në Ligën Premier.
“Befasohesh sepse nuk e di se çfarë ndodh në Evropë. Napoli është një skuadër e mrekullueshme”.
“Bën lojë shumë të mirë, ka një trajner të shkëlqyer dhe ishin të jashtëzakonshëm (ndaj Liverpoolit)”.
“Kur luan jashtë është krejt ndryshe nga loja këtu në Ligën Premier. Niveli është më i lartë, kundërshtarët, mënyra e lojës, personaliteti, kuraja për të qenë top-skuadër”.
“Në Evropë, të gjithë – ose shumica prej tyre – e kanë këtë. Natyrisht se Liverpooli u përpoq ta bënte lojën e vet, por më shumë duhet lëvduar ajo që bëri Napoli”.
“Nuk mendoj se Liverpooli luajti keq. Lojtarët u përpoqën t’i bënin të njëjtat lëvizje në sulm dhe në mbrojtje, pra ku është befasia? Unë nuk jam i befasuar që Napoli luajti aq mirë”, ka deklaruar Guardiola. /Telegrafi/