Telegrafi

Guardiola: Muriqi ishte i jashtëzakonshëm

(Foto: Getty Images/Guliver)

Pas fitores 0-1 në ndeshjen e dytë ndaj Burtonit, Manchester City është kualifikuar në finale të EFL Cup.

Trajneri Pep Guardiola edhe një herë u shpreh i kënaqur me paraqitjen e portierit të Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriqi.

“Ishte mjaft mirë, fusha ishte e rrezikshme, ishte rrëshqitshëm”, ka thënë Guradiola pas ndeshjes.

Arijanet Muriqi gjatë një momenti të ndeshjes kundër Burton Albion (Foto: Mark Thompson/Getty Images/Guliver)

“Kemi bërë një ndeshje të mirë, gabuam në pasimin e fundit, Burton kishte dy apo tri shanse të pastra”.

“Muriqi ishte i jashtëzakonshëm. Ne jemi në finale”, ka thënë spanjolli i lumtur pas triumfit.

Lexo po ashtu Guardiola: Muriqi meriton duartrokitje të mëdha

Ishte portieri nga Kosova ai më meritori që City ka arritur deri këtu pasi fal pritjeve të tij ndaj Leicester Cityt, Citizens u kualifikuan në gjysmëfinale.

City ndeshjen e parë e kishte fituar me rezultat 9-0,  ndërsa në finale do të luajë me fituesin e Tottenham-Chelsea. /Telegrafi/