Pas fitores 0-1 në ndeshjen e dytë ndaj Burtonit, Manchester City është kualifikuar në finale të EFL Cup.
Trajneri Pep Guardiola edhe një herë u shpreh i kënaqur me paraqitjen e portierit të Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriqi.
“Ishte mjaft mirë, fusha ishte e rrezikshme, ishte rrëshqitshëm”, ka thënë Guradiola pas ndeshjes.
“Kemi bërë një ndeshje të mirë, gabuam në pasimin e fundit, Burton kishte dy apo tri shanse të pastra”.
“Muriqi ishte i jashtëzakonshëm. Ne jemi në finale”, ka thënë spanjolli i lumtur pas triumfit.
Ishte portieri nga Kosova ai më meritori që City ka arritur deri këtu pasi fal pritjeve të tij ndaj Leicester Cityt, Citizens u kualifikuan në gjysmëfinale.
City ndeshjen e parë e kishte fituar me rezultat 9-0, ndërsa në finale do të luajë me fituesin e Tottenham-Chelsea. /Telegrafi/
https://youtu.be/594dEMbO8_I?t=20