Telegrafi

Guardiola: Mund të bëhet e vështirë kapja e Arsenalit

Manchester City nuk mund të lejojë të humbasë më terren në garën për titull në Ligën Premier.

Kampionët në fuqi rifillojnë sot (e mërkurë) sezonin e tyre në Ligën Premier, pas pushimit të Kupës së Botës.

Sipas menaxherit Pep Guardiola, i cili foli përpara ndeshjes së skuadrës së tij kundër Leeds United, City nuk guxon të humbasë terren, pasi mund të jetë e pamundur kapja e Arsenalit.

“Pas humbjes sonë kundër Brentford dhe me sa i fortë është Arsenali, si dhe kundërshtarët që vijnë nga prapa, ne duhet të jemi vigjilentë dhe të kujdesshëm”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Nëse distanca është më e madhe, do të jetë shumë e vështirë t’i kapësh”.

“Ne kemi Leeds dhe pastaj luajmë pa ndalesë. Programi ynë në janar është i tmerrshëm për sa i përket numrit të ndeshjeve dhe cilësisë së kundërshtarëve”.

“Pra, duhet të rifillojmë. Kjo është ajo që bëmë kundër Liverpoolit në Kupën EFL dhe shpresojmë se mund të vazhdojmë”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/