“Jam dakord me atë që ka thënë Luis Enrique: Leo Messi është më i miri në botë, për mënyrën se si luan, për mënyrën se si shënon dhe se si ndihmon të tjerët që të shënojnë. Cristiano Ronaldo është më i fortë, por Messi ka nivel më të lartë”.
Kështu është shprehur Pep Guardiola, trajneri që prej vitesh ka drejtuar dhe ka fituar me assin argjentinas.
Manchester City i Guardiolas do të jetë i impenjuar të hënën në Ligën Premier, me 26 dhjetor në orën 18.15 në fushën e Hull City, me objektivin e vetëm për të shkurtuar distancën me Chelsean kryesues.
Lidhur me merkaton e ardhshme, Guardiola është shprehur se “është i kënaqur” me lojtaret që ka në dispozicion.
“Nuk mund të them se s’do të kërkojmë asgjë”, ka deklaruar ai.