Telegrafi

Guardiola mesazh Liverpoolit: Mos u gëzoni, jemi në janar dhe jo prill apo maj

Mancehster City ka pësuar humbje të papritur në kuadër të Ligë Premier, ku i ka mundësuar Liverpoolit të thelloj distancën mes tyre në renditjen tabelore.

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola këmbëngul se humbja kundër Newcastle Unitedit nuk i ka dhënë fund mbrojtjes së titullit.

Liverpooli tani mund të shkojë sonte në shtatë pikë nëse fitojnë në takimin para shikuesve të vetë kundër Leicester Cityt.

“Janë shumë pikë nëse do të fitojnë. Por, në të njëjtën kohë, është janari, jo prilli apo maji”.

“Ne kemi shumë lojëra dhe çdo gjë mund të ndodhë. Ne do të përpiqemi dhe nuk do të heqim dorë”, tha trajneri spanjoll.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Newcastle 2-1 Manchester City, vlerësohen Aguero dhe Silva përkundër humbjes

Strategu mbështeti lojtarët duke këmbëngulur se nuk i nënvlerësuan “Qymyrgjinjtë”.

“I dua këta lojtarë. Më dhanë gjithë prestigjin që kam këtu në Angli, kështu që ne jemi këtu vetëm për t’i ndihmuar ata. Ne fituam tetë ndeshje rresht dhe shënuam 30 gola. Ne pranuam një ose dy dhe kjo ndonjëherë ndodhë”, përfundoi ai. /Telegrafi/