Pep Guardiola mbeti i shokuar kur një tifoz e akuzoi atë se e ka bërë futbollin ‘të mërzitshëm’ duke vjedhur aftësitë instinktive të futbollistëve të tij.
Gjatë parasezonit në Amerikë, një tifoz e pyeti Guardiolën për pikëpamjen e tij në lidhje me atë që kinse e ka bërë futbollin ‘të mërzitshëm’.
Trajneri i Manchester Cityt u akuzua se gjithmonë i kërkon lojtarëve të tij që të pasojnë vazhdimisht, në vend se të përdorin ‘instinktin’.
Guardiola, natyrisht, ka krijuar disa dinasti gjatë karrierës së tij, të parën tek Barcelona dhe tani tek City.
Ai është bërë i njohur për stilin e tij ‘tiki-taka’ që mbështetet në posedimin ekstrem të topit, ndonjëherë që ia humb emocionin dhe rrjedhshmërinë ndeshjes.
Si do që të jetë, ai në mënyrë të vazhdueshme ka fituar trofe dhe këtë e ka bërë duke fituar 12 trofe të ligës, po ashtu tre tituj të Ligës së Kampionëve.
Në një video që është publikuar në rrjetet sociale, e cila fillon menjëherë pas pyetjes së tifozit, Guardiola fillon duke thënë: “Futbolli nuk është vetëm pasim, pasim, pasim”.
Tifozi përgjigjet: “Çfarë ndodhi me instinktin, apo jo?”
Pep thotë: “Jo, natyrisht”.
Tifozi vazhdon: “Njerëzit më thonë mua, ju duhet të pasoni, pasoni, pasoni”
This fan really asked Pep if he likes flairy wingers… His response was class 😂👏🏼 pic.twitter.com/YCguHpQDid
— Rising Ballers (@RisingBallers_) July 25, 2024
Guardiola tenton të ndërhyjë, por tifozi vazhdon: “Sikur të fajësonin ty”
Trajneri i Cityt përgjigjet: “Ata më fajësojnë mua? Kjo është mirë, më fajësoni mua, nuk ka problem”
Tifozi konkludon se “më duhet instinkti” dhe Guardiola thotë: “Po, bëni çfarë të doni”./Telegrafi/