Site icon Telegrafi

Guardiola i lumtur me fitoren në Stamford Bridge

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ndihet i lumtur pas fitores së madhe në udhëtim te rivali i tyre, Chelsea.

Manchester City ka fituar në Stamford Bridge me rezultat 1-0 në derbin e javës së shtatë në Ligën Premier.

Lexo po ashtu City fiton derbin ndaj Chelseat, vazhdon në krye të tabelës si i pamposhtur (Video)

Kjo ishte fitorja e gjashtë nga shtatë ndeshje për Qytetarët, duke vazhduar në krye të tabelës pa asnjë humbje.

Fitorja ndaj Bluve e ka lumturuar trajnerin Guardiola, i cili ka thënë pas ndeshjes se lojtarët luajtën ashtu sikurse ai kërkoi.

Lexo po ashtu Chelsea 0-1 Man City, vlerësimet e futbollistëve (Foto)

Spanjolli gjithashtu ka treguar se kjo fitore i dedikohet dy lojtarëve të lënduar, Mendy dhe Aguero.

“Kjo ishte ajo që unë doja, Chelsea janë të rrezikshëm në kundërsulme, por ne kemi mbajtur topin sa aq shumë sa ishte e mundur”, ka thënë fillimisht Guardiola pas ndeshjes.

Festa e lojtarëve të Cityt pas golit të de Bruyne

“Gjëja më e rëndësishme ishte ta fitojmë ndeshjen… Në pjesën e dytë ne e rregulluam pozicionin tonë dhe ishim të papërmbajtshëm”.

“Këtë fitore dua t’ia dedikoj Benjamin Mendyt dhe Sergio Agueros”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/

Exit mobile version