Pep Guardiola ka shumë respekt për Liverpoolin dhe trajnerin e tyre, Jurgen Klopp.
Liverpooli është nikoqirë i Manchester Cityt në derbin e javës në Ligën Premier, ndeshje kjo që zhvillohet nga ora 18:00.
“Unë kam parë Liverpool shumë herë këtë sezon, sigurisht se ata janë njëri nga pretendentët”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Kam qenë me fat të mjaftueshëm për të luajtur kundër Jurgen Klopp, e njohim mirë njëri-tjetrin”, përcjell Telegrafi.
“Ne duhet të barazojmë intensitetin e tyre. Anfield do të luajë një rol të madh”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/