Telegrafi

Guardiola lavdëron yllin e Aston Villas, Grealish: Lojtar i jashtëzakonshëm, por i shtrenjtë për Cityn

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola pranon se është një tifoz i madh i mesfushorit të Aston Villas, Jack Grealish.

City arriti të fitojë ndeshjen e javës së dhjetë në Ligën Premier, pasi mposhti Aston Villan në shtëpi me rezultat 3-0.

Në këtë ndeshje, edhe pse humbën, ylli i Villas, Grealish arriti të shkëlqej dhe Guardiola foli fjalë të mira për të.

Lexo po ashtu Guardiola: Nëse luajmë si në pjesën e parë ndaj Aston Villas, do të luftojmë për mbijetesë

“Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm, i jashtëzakonshëm. Një lojtar i madh i futbollit. Jam i kënaqur që luan për Aston Villan”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Ai pati mundësinë të shkojë në një klub tjetër, por ai zgjodhi të qëndrojë në Championship dhe tani luan me Aston Villan në Ligën Premier”.

Lexo po ashtu Sekreti pas këpucëve të vjetra të kapitenit të Aston Villas që e dërgoi në Ligën Premier – fati që vjen nga to dhe rezultatet e arritura

“Ai është një futbollist i talentuar: i shpejtë në metra të fundit, asistues i mirë, krijues”.

“Një lojtar i jashtëzakonshëm, por shumë i shtrenjtë për Manchester Cityn”, përfundoi trajneri katalunas. /Telegrafi/