Telegrafi

Guardiola lavdëron kundërshtarin e fundjavës dhe trajnerin e tyre

Pep Guardiola ka folur fjalë të mira për rivalët e kësaj jave në Ligën Premier, Tottenhamin dhe trajnerin e tyre, Mauricio Pochettino.

Manchester City dhe Tottenham do të ndeshen në mes vetë këtë të diel dhe trajneri spanjoll ka respekt për kundërshtarin e tyre, pasi sipas tij luajnë një futboll të mirë.

“Mënyra se si Spurs luajnë më pëlqen shumë. Ata janë agresivë dhe kanë shumë cilësi”, deklaroi fillimisht Guardiola.

Lexo po ashtu Guardiola mund ta thyejë rekordin gjysmëshekullor të Cityt

Trajneri i ‘Qytetarëve’ pati fjalë të mira edhe për trajnerit e Tottenhamit, Mauricio Pochettinon, të cilin e cilëson si njërit nga më të mirët.

“Pochettino është njëri nga menaxherët më të mirë në botë”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/