Telegrafi

Guardiola kundër formatit të ri të Kupës së Botës për klube

Manchester City do të debutoj në Kupën e Botës për klube, pasi kjo është hera e parë për klubin anglez që do të luaj në këtë garë.

Por kjo garë pritet të ndryshojë dhe do të zgjerohet në vitin 2025, ku do të jenë 32 skuadra nga të gjitha kontinentet e botës.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka kritikuar zgjerimin e formatit, duke thënë se nuk ka kuptim të luajnë çdo tri ditë gjithmonë.

“Nuk jam kundër garave të reja, jam kundër mungesës së rikuperimit nga viti në vit. Nuk ka kuptim të luash gjithmonë çdo tri ditë”.

“Dhe me periudhën parasezonale, udhëtimi për në Azi ose Shtetet e Bashkuara për shkak të financave, është shumë e vështirë për lojtarët. Gjërat duhet të ndryshojnë”, theksoi Guardiola.

Kupa e re e Botës për Klube do të luhet në verë, në Shtetet e Bashkuara, dhe pavarësisht kritikave, Guardiola ndihet i pafuqishëm në lidhje me çdo reduktim të mundshëm të ndeshjeve.

Lexo po ashtu Guardiola pas barazimit ndaj Crystal Palace: Nuk jemi më në gjendje të fitojmë, penalltia nuk është arsyeja

“Çfarë mund të bëj unë? Mendoj se do të fluturojmë për në Shtetet e Bashkuara dhe do të luajmë Kupën e Botës për Klube sa më mirë që të jetë e mundur. Ata vendosën të krijojnë një kompeticion të ri… në rregull. Ne duhet të përshtatemi dhe t’u besojmë njerëzve”, deklaroi Guardiola. /Telegrafi/