Telegrafi

Guardiola kthehet kah Stontes

Trajneri spanjoll është i etur të përtërijë organikën e skuadrës duke filluar nga mbrojtja.

Pas dështimit për të transferuar qendërmbrojtësin e Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte, trajneri i Cityt ka ndërruar shënjestër.

Kështu, shënjestra e re për mbrojtje është futbollisti i ri i Evertonit, John Stones.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Sipas Marca, qendërmbrojtësi anglez i pëlqen tejet shumë trajnerit spanjoll dhe në ditët e ardhshme pritet edhe një ofertë në drejtim të Evertonit.

Çmimi që skuadra angleze kërkon për Stones është rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/