Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka lehtësuar frikën në veriperëndim të Anglisë se mund të jenë pa mesfushorin Rodri Hernandez, duke deklaruar se ai do të jetë i aftë për të luajtur kundër Real Madridit.
Mesfushori spanjoll ka qenë një pjesë vendimtare e skuadrës së Guardiolës në vitet e fundit dhe aq më tepër këtë sezon, duke shënuar gola kundër Bayern Munichut në raundin e kaluar të Ligës së Kampionëve.
Ai doli në minutat e fundit të fitores së tyre 3-0 kundër Evertonit të dielën, me sa duket duke u lënduar.
Megjithatë, Guardiola ka thënë pas ndeshjes se “ai do të jetë aty të mërkurën”, gjë që do të jetë një lehtësim për vendasit nga Etihad.
Duket sikur City dhe Real Madrid do të kenë pak a shumë një skuadër plotësisht të disponueshme për përballjen e tyre të mërkurën mbrëma.
Eduardo Camavinga ishte një nga katër lojtarët që po luftonin me probleme përpara ndeshjes për Carlo Ancelottin, por të katër kanë udhëtuar me skuadrën e Real Madridit. /Telegrafi/