Site icon Telegrafi

Guardiola konfirmon se Ferran Torres është rrugës për në Barcelonë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se Ferran Torres do të lejohet të largohet për t’u transferuar te Barcelona.

Leroy Sane zgjodhi të largohej nga City për t’u transferuar në Bayern Munich në vitin 2020 dhe tani Torres është i vendosur të kthehet në atdheun e tij.

City thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje për të shitur sulmuesin 21-vjeçar te Barcelona, pasi ai i tha Guardiolas se dëshironte të largohej për të siguruar një futboll më të rregullt të ekipit të parë.

Lexo po ashtu Ferran Torres është afër transferimit te Barcelona – situata deri më tani dhe oferta e fundit

Edhe vet trajneri katalunas ka thënë se Torres do të lejohet të largohet nëse nuk ndihet i lumtur.

“Ferran është nga Spanja, Barcelona e dëshiron atë, ai tha se dëshiron të largohet, unë thashë… largohu. Telefonova Txiki Begeristan, agjenti i tij bëri një marrëveshje dhe ai po largohet. Unë dua që lojtarët të jenë të lumtur”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Ne nuk jemi një klub ku presidentët dhe shefi ekzekutiv thonë ‘jo, duhet të qëndroni’”.

“Lojtarët dhe klubet duhet të bien dakord, kjo është punë. Por, nëse lojtari dëshiron të largohet, ata largohen”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Exit mobile version