Telegrafi

Guardiola me këto dy blerje tenton ta formojë sulmin më të rrezikshëm në botë

Pep Guardiola është duke tentuar që të ofrojë në skuadër dy sulmuesit e njohur: Antoine Griezmann dhe Alexis Sanchez.

Trajneri spanjoll është duke e ideuar skuadrën sipas mendimeve të tij dhe thuhet se klubi ka fillua kontaktet me disa nga lojtarët.

Përveç mbrojtësit Virgil Van Dijk që pritet të blihet nga Southamphton, Cityn po kërkon dhe sulmues.

Në krye të listës janë Antoine Grizmann i Atletico Madridit dhe Alexis Sanchez i Arsenalit.

Klubi mund t’ua plotësoj dëshirat lojtarëve dhe me Kun Aguero do ta formonin një treshe shumë të rrezikshme sulmuese. /Telegrafi/