Telegrafi

Guardiola i kënaqur me paraqitjen ndaj Unitedit përkundër humbjes

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur pas humbjes nga Manchester Unitedi në EFL Cup me rezultat 1-0.

Tekniku ka lavdëruar paraqitjen e lojtarëve të tij, edhe pse shumica nga ata zakonisht ngrohin stolin në një ndeshje të Ligës Premier apo të Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu Mou i buzëqeshur ia shtrëngon dorën Guardiolas (Foto)

“Ata bën një paraqitje të mirë. Jam krenar, jemi të lumtur”.

“Maffeo ishte fantastik, luftonte vazhdimisht me Rashfordin dhe Pogban. Fitoi pothuajse çdo duel”.

Vincent Kompany? Më tha që nuk mund të vazhdonte dhe e zëvendësova”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/