Pep Guardiola ka shfrytëzuar rastin që të flas për sulmuesin kryesor të skuadrës së tij, Sergio ‘Kun’ Agueron.
Sergio Aguero ka shënuar një dy golësh në fitoren 3-1 të Manchester Cityt ndaj Swanseas, dhe kjo erdhi pas kthimit nga dënimi me tre ndeshje që federata ia shqiptoi argjentinasit, dhe ky kthim i furishëm i ka pëlqyer trajnerit të tij.
“Unë jam shumë i kënaqur me Sergion, shumë, shumë i kënaqur, por dua më shumë, dua më shumë nga ai”, ka deklaruar Guardiola, transmeton Telegrafi.
“Ai mund ta bëjë më mirë. Ai mund të bëjë më mirë”, përfundoi trajneri spanjoll.
Ndryshe, sulmuesi argjentinas prinë në listën e golashënuesve në Ligën Premier me pesë gola të shënuara. /Telegrafi/