Site icon Telegrafi

Guardiola ka shpenzuar 430 milionë euro vetëm në mbrojtje – City vazhdon të pranojë numër të lartë të golave

Pep Guardiola ka shpenzuar në total 470 milionë euro vetëm në repartin e mbrojtjes, mirëpo Manchester City ende vazhdon të pranojë numër të lartë të golave.

Citizens e kompletuan transferimin e Ruben Dias nga Benfica për shumën e 70 milionë eurove, duke e futur në listën e mbrojtësve më të shtrenjtë në Ligën Premier.

Klubi portugez njoftoi të dielën e javës së kaluar se transferimi i lojtarit te City ishte kompletuar, derisa kanë marrë Nicolas Otamendin si pjesë të marrëveshjes.

Foto: The Sun

Ndër vite, Guardiola ka transferuar mbrojtës si, Jone Stones, Kyle Walker, Danilo, Aymeric Laporte, Benjamin Mendy, Joao Cancelo, Nathan Ake, që e qon shumën e shpenzuar në 470 milionë euro.

Trajneri spanjoll po kritikohet për këto shuma të shpenzuara, pasi ende nuk ka arritur që të gjejë një formulë për të ndaluar pranimin e golave në numër të madh.

Leicesteri në fundjavën e kaluar fitoi në Etihad 5-2 ndaj Manchester Cityt, derisa Jamie Vardy realizoi het-trik. /Telegrafi/

Exit mobile version