Në tri sezonet e fundit në Ligën e Kampionëve skuadra e Bayern Munich është eliminuar nga një skuadër spanjolle.
Pep Guardiola ishte në krye të skuadrës gjermane për tri vitet e fundit ku u eliminua.
Ai për kualitetin e ligës së Spanjës u kishte thënë edhe gazetarëve ditë më parë.
Trajneri 45 vjeçar i ka fituar gjashtë kampionate në shtatë sezone, ndërsa e kishte fituar edhe Ligën e Kampionëve në sezonet 2008/09 dhe 2010/11.
Edhe për kundër kësaj, skuadrat spanjolle janë ato që e kanë eliminuar Bayernin e tij.
Në 2013/14, gjermanët u eliminuan nga Real Madrid. Ndeshjen e parë e vendosi një gol i Karim Benzemas.
Los Blancos pastaj fituan 4-0 në shtëpi. Eliminim i turpshëm.
Në vitin tjetër ishte Barcelona ajo që e largoi nga gara më e madhe. Lionel Messi ishte në superformë në ato ndeshje ku Barcelona fitoi me rezultat të përgjithshëm 5-3.
Humbja dhe eliminimi i fundit vjen nga Atletico Madridi i cili pasi humbi 1-0 në shtëpi duke mposhtur në shtëpi 2-1. /Telegrafi/