Telegrafi

Guardiola: Jesus i aftë dhe i gatshëm për të luajtur

Pep Guardiola e sheh si të gatshëm për Ligën Premier talentin brazilian, Gabriel Jesus.  

Talenti brazilian u ble në verë nga Manchester City për një shifër rreth 27 milionë euro, por vetëm në janar u transferua zyrtarisht.

“Gabriel Jezus është i aftë dhe i gatshëm për t’u përfshirë në ekip”, ka thënë fillimisht Guardiola për mediat angleze, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Zyrtare: Gabriel Jesus në Manchester City

“Ai do të na ndihmoj shumë, do t’i duhet pak kohë për tu përfshira”, përfundoi trajneri spanjoll i Cityt.

Ndryshe, Jesus fitoi ‘Topin e Artë’ në Brazil për vitin 2016. /Telegrafi/