Menaxheri i Manchester Cityt , Pep Guardiola këmbëngul se ekipi i tij është më i miri që ka parë Liga Premier Premier.
City mundi në udhëtim fqinjët e Manchester Unitedit me rezultat 2-0 të mërkurën mbrëma disa ditë pas fitores 1-0 ndaj Tottenhamit.
Këto dy fitore ndaj dy skuadrave të mëdha ka bërë që Guardiola t’i përgëzoj lojtarët e tij dhe t’i lavdërojë me fjalë të mëdha.
Sipas mediumit britanik The Sun, trajneri katalunas u ka thënë futbollistëve të tij se janë më të mirët pas fitores ndaj Unitedit.
“Kjo është arsyeja pse ju jeni ekipi më i mirë që ka parë ndonjëherë kjo ligë”, mendohet t’u ketë thë Guardiola lojtarëve.
Lojtarët pastaj filluan të këndojnë dhe të lavdërojnë gjermanin Leroy Sane , i cili shënoi golin e dytë ndaj Djajve të Kuq.
Ndryshe, fitorja e Qytetarëve në Old Trafford i dërgoi ata një pikë përpara Liverpoolit në garë për titullin e Ligës Premier. /Telegrafi/