Nuk ka kaluar shumë dhe Pep Guardiola i ka heshtur zërat që e lidhnin atë me një kalim te Juventusi gjatë verës.
Trajneri spanjoll ka thënë se nuk e ka plan të largohet nga Manchester City dhe nuk do t’i bashkohet Zonjës së Vjetër, së paku jo në dy sezonet e ardhshme.
“Kam dy vite në kontratë dhe lëvizja ime është e pamundur, vetëm nëse më shkarkojnë”, ka thënë Guardiola.
“Do të qëndroj edhe për dy vite, ndoshta edhe më shumë. Nuk do të shkoj te Juventusi në dy sezonet e radhës, ka thënë Guardiola pas ndeshjes kundër Watfordit.
Kandidatët tjerë për zëvendësimin Massimiliano Allegrit janë Zinedine Zidane dhe Antonio Conte.
Guardiola aktualisht është në vendin e parë në Ligën Premier me Manchester Cityn, ndërsa në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e parë në 1/8 e finales ndaj Schalkes ka fituar me rezultat 2-3.
48-vjeçari është emëruar trajner i Man Cityt në vitin 2016 dhe që nga atëherë ka fituar Ligën Premier, EFL Cup dhe FA Community Shield. /Telegrafi/