Pep Guardiola ka bërë një deklaratë mjaft interesante ku ka përfshirë Cristiano Ronaldon.
Ronaldo ka thënë se ai shpreson të luajë ndaj Benficas, por Guardiola tha se i vjen keq që kjo nuk ka ndodhur.
“Unë e di se Ronaldo e dëshiroi Benfican në gjysmëfinale. Më vjen keq për të”.
“Benfica është ekip i fortë, që ka luajtur pa disa lojtarë të rëndësishëm. Gjëja e njëjtë ndodhi me ne edhe sezonin e fundit”.
“Ne kontrolluam lojën, por goli i Raul Jimenez na vuri në vështirësi. Goli i Vidalit na ndihmoi dhe na nxorri nga situata”, u shpreh Guardiola. /Telegrafi/