Telegrafi

Guardiola i gatshëm të bëjë një ofertë të çmendur për mesfushorin spanjoll

Është pritur më shumë nga ai dhe skuadra që e udhëheq, por në fillim kanë dëshpëruar.

Fjala është për trajnerin spanjoll Pep Guardiola dhe Manchester Cityn e tij që kanë mbetur mbrapa liderit Chelsea.

Kësisoj trajneri spanjoll po synon që gjatë janarit të përforcohet me futbollistë cilësorë.

Emri kryesor në listën e qytetarëve është ai i mesfushorit spanjoll Koke.

Guardiola është adhurues i madh i futbollistit dhe synon ta transferojë atë qysh në afatin kalimtar të janarit.

Mediat britanike kanë shkruar se Pep ka bërë gati një ofertë të çmendur prej 70 milionë euro për transferimin e Kokes në ‘Etihad Stadium’.

Gjithsesi Atletico Madrid e vlerëson lartë yllin e saj dhe mbetet të shihet nëse do të tundohet nga milionat e Cityt.

Kujtojmë që Koke është rritur në Atletico dhe se 24-vjeçari ka kontratë me ‘Los Colchoneros’ deri në vitin 2019. /Telegrafi/